ISLAMI Tash

Disa SURE

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

KURANI KERIM

  • Muaji i Ramazanit - në të cilin filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra. (Kur'an, 2:185)

  • ... Sikur të ishte (Kurani) prej dikut tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.  (4:82)

  •  Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: “Sillna një Kur’an tjetër, ose ndryshoje këtë!” Thuaj: “Mua nuk më takon që ta ndryshojë vetë, unë përcjelli vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të Ditës të madhe. (10:15)

  • Ne sqaruam në menyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur’an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta). (17:41)

  •   Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin”. 17:88.

 

Teksti i disa sureve

 1. Suretu El Fatiha

Arabisht

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. El-hamdu lil-lahi rab-bil alemin

  2. Err-rrahmanirr-rrahim

  3. Maliki jeumid-din

  4. Ij-jake nabudu ue ij-jake nestein

  5. Ihdinas-siratal mustekim

  6. Siratel-ledhine en'amte alejhimgajril magdubi alejhim ue led-dalin.

AMIN!

Kuptimi ne shqip:

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!

  2. Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit!

  3. Sunduesit në ditën e gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!

  4. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti kërkojmë ndihmë!

  5. Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë?

  6. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!

   107. Suretu El Ma'un 

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. Er-raejte ledhi ju kadhibu bi din.

  2. Fedhalike ledhi jedu-ul jetim.

  3. U la jehudu ala ta'amil miskin.

  4. Fe ue -jlun lil musalin.

  5. Eledhine hum an salati him sahun.

  6. Eledhine hum juraun

  7. Ue jemne unel maun.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? 

  2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. 

  3. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin. 

  4. Pra shkatërrim është për ata që falen, 

  5. të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm. 

  6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). 

  7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).

 112.Suretu El Ihlas 

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. Kul huwa 'Allaahu 'ehad

  2. Allahu s-samed

  3. Lem jelid ue- lem juled

  4. Ue- lem jekun la-hu kufu'uan 'ahad

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një! 

  2. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). 

  3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. 

  4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. 

 113.Suretu El Felek 

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. Kul e'udhu bi Rabbil felek

  2. Min sherri ma halek

  3. Ue min sherri ghasikin idha uekab

  4. Ue min sherrin-nef-fathati fil ukad

  5. Ue min sherri hasidin idha hased.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, 

  2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. 

  3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. 

  4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. 

  5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. 

  114.Suretu En Nas 

Bismilahir-rrahmanir-rrahim

  1. Kul e 'udhu bi Rabbi-nas

  2. Meliki-nas

  3. Ilahin-nas

  4. Minsherr-rril ues-uasil-han-nas

  5. Eledhi ju-uesvisu fi sudurinas

  6. Minel xhin-neti uen-nas.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

  1. Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve! 

  2. Sunduesin e njerëzve, 

  3. Të adhuruarin e njerëzve, 

  4. Prej të keqes së cytësit që fshihet. 

  5. I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve, 

  6. Qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit”. 

 

36. Sure Jasin

67. Suretu El Mulk

55. Sure Rrahman

78. Suretu En-Nebe

79. Suretu En-Nazi'at

80. Suretu 'Abese

87. Sure A'ala

91. Sure Esh-Shems

97. Sure El-Kadr

99. Suretu Ez-Zilzal

101. Suretu El- Karia

102. Sure Tekathur

103. Sure El-Asr

104. Sure Humeze

109. Sure El-Kafirun

 

KUR'AN ONLINE

"Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë."


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free